Vllahiu: Prishtina s’mund të udhëhiqet më me inate, arrogancë e bllokada

Vllahiu: Prishtina s’mund të udhëhiqet më me inate, arrogancë e bllokada

26 gusht 2017 22:41

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka shprehur bindjen se, në rast se zgjidhet kryetar, do ta përfaqësojë Prishtinën dhe qytetarët e saj.

“Qytetarin do ta afrojë me Prishtinën dhe do ta bëjë pjesë të ndryshimeve, pjesë të zhvillimit të qytetit, që qytetarët ta shohin Prishtinën si pronën e tyre. Do të thotë, si një qytet që e duan, si një qytet ku jetojnë, si një qytet ku punojnë bashkë dhe e zhvillojnë bashkë”, ka thënë Vllahiu.

Vllahiu ka thënë se Prishtina nuk mund të udhëhiqet më as me inate, nuk mund të udhëhiqet më as me arrogancë dhe as me bllokada, nuk mund të udhëhiqet më me asnjë proces që e ngadalëson zhvillimin e qytetit, por duhet të shihet si një qytet që do të ecë me hapa të përshpejtuar, drejt një zhvillimi më të hovshëm, si kryeqendër, si kryeqytet i Kosovës, dhe si kryeqytet që do të jetë i barabartë me të gjitha kryeqytetet e tjera edhe në rajon, por edhe më gjerë.

“Një Prishtinë që është në hap me të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjerë, por kryesisht duke i ruajtur karakteristikat e saj”, ka thënë Vllahiu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme