Banorët në Hajvali ankohen se rruga më e vjetër prej 200 metrash ka mbetur pa asfalt

Banorët në Hajvali ankohen se rruga më e vjetër prej 200 metrash ka mbetur pa asfalt

26 gusht 2017 22:16

Banorët e rrugës “Poliqani” në Hajvali, ka kohë që kërkojnë miratimin e Komunës për asfaltimin e kësaj rruge.

Ndonëse është rruga më e vjetër në këtë lagje, me gjatësi rreth 200 metra, mungesa e infrastrukturës dhe dëmtimet e saj po e vështirësojë lëvizjen.

Edhe problemet me mungesë të kanalizimit dhe ujësjellësit kishin bërë që vetë qytetarët të angazhoheshin për sigurim të tyre, raporton televizioni publik.

Telashe me mosasfaltim ka edhe rruga “Shkupi” në Veternik. Banorët shprehen të zhgënjyer me këtë gjendje.

Ndonëse për këtë rrugë në Hajvali, zyrtarët komunalë kishin njoftuar muaj më parë se janë në fazën planifikuese për trajtimin e saj, punët ende nuk kanë filluar.

RTK thotë se me gjithë përpjekjet për të marrë një prononcim nga Komuna e Prishtinës, zyrtarët komunalë nuk janë përgjigjur.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme