Ngec projekti i Komunës për “Çarshinë e vjetër” Foto: Koha

Ngec projekti i Komunës për “Çarshinë e vjetër”

07 mars 2017 08:30

Prishtinë, 7 mars – Projekti komunal për “Çarshinë e vjetër”, i paraparë për t`u filluar në fillim të këtij muaji, ka mbetur peng i lirimit të pronës nga AKP-ja. Ky institucion prej afro dy vjetësh është dashur ta lironte këtë hapësirë, porse kjo nuk ka ndodhur ende.

Zyrtarë komunalë të hënën e kanë pranuar ngecjen në realizimin e këtij projekti, porse kanë thënë se ai do të mund të fillojë në fund të marsit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, pavarësisht nëse e liron AKP-ja pronën ky projekt duhet ta marrë miratimin e Komitetit ndërministror për partneritetin publiko-privat.

Drejtues të Komunës, në dhjetor të vitit të kaluar, patën thënë se nëse AKP-ja nuk e liron hapësirën Komuna do ta lirojë atë përmes ndërhyrjes edhe me inspektorat. Por, ky veprim nuk ka ndodhur.

E zyrtarë të Komunës konfirmojnë se nuk ka asgjë të re rreth lirimit të pronës nga AKP-ja.

“Po i besojmë premtimit të tyre se deri në fund të marsit do ta lirojnë atë pronë”, ka thënë Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunë.

Kurse në lidhje me përfundimin e procedurave për projektin e ri, Vraniqi ka pohuar se ai do t’i dërgohet Komitetit ndërministror për partneritet publiko-privat dhe tek pastaj do të shkohet me procedura të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme