Abrashi thotë se do të merret me hallet e prishtinasve, jo me politika “të larta” Foto: Koha

Abrashi thotë se do të merret me hallet e prishtinasve, jo me politika “të larta”

25 gusht 2017 12:18

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, është zotuar se gjatë mandatit të tij të mundshëm do të merret me problemet e qytetarëve dhe nuk do të merret me politika rajonale dhe as të Qeverisë.

Gjatë prezantimit të tij sot në një konferencë për media të LDK-së, Abrashi ka thënë se nominimi i tij për të parin e Prishtinës nënkupton edhe fitoren e tij në zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

“Gjatë mandatit tim do të merrem me problemet e qytetarëve siç është ngrohja, ndriçimi, etj., dhe jo me politika rajonale e as të Qeverisë, por do të fokusohem për të mirën e qytetarëve. Në Kuvendin e Kosovës janë dy ekstreme ku qytetari i Prishtinës po përdoret për të fituar poenë politike”, ka thënë Abrashi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme