Arbëri

Mbi 3 mijë fëmijë nisin shkollimin fillor në Prishtinë

Në shkollat e Prishtinës, klasën e parë sivjet e nisin 3.506 nxënës. Në klasën e dhjetë janë regjistruar 3 mijë nxënës, teksa të enjten ka përfunduar afati për regjistrim në shkolla të mesme, gjimnaze e shkolla profesionale, në të cilat të lira janë edhe 600 vende.

Zyrtari i lartë për arsimin e mesëm të lartë në Komunën e Prishtinës, Hajzer Idrizi, siguron që të gjitha shkollat në Komunën e Prishtinës janë të gatshme për të filluar në kohën e paraparë, pra më 4 shtator, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë vit, risi do të jetë shtimi i disa paraleleve të reja në shkollën “Filip Shiroka”, në fshatin Slivovë, dhe në shkollën “Teuta” në Grashticë.

Idrizi ka thënë se rinovimet janë në fazën përmbyllëse dhe se aktualisht po kryhet intervistimi i kandidatëve për mësimdhënës.

Viti i ri shkollor 2017/18 fillon më 4 shtator... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.