Gërmim ilegal nën themelet e shumëkatëshes në “Kurriz” të Prishtinës Foto: Koha

Gërmim ilegal nën themelet e shumëkatëshes në “Kurriz” të Prishtinës

23 gusht 2017 09:04

Banorët e hyrjes 11\75 të lagjes “Dardania” mbi Kurriz, në Prishtinë, po ndihen të rrezikuar nga shembja e objektit, që kur njëri nga pronarët e bizneseve, që zhvillon veprimtarinë në fqinjësi të tyre, ka gërryer themelet e ndërtesës duke hapur një hyrje të re me dalje direkte nën tunel.

Ata i kanë adresuar Komunës një ankesë dhe një peticion me nënshkrime, të hënën, në kërkim të ndalimit të këtij rasti, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ne jemi të shqetësuar, sepse është dëmtuar themeli i ndërtesës”, ka deklaruar për “Kohën Ditore” Arben Syla, përfaqësues i banorëve të kësaj hyrjeje.

Baki Gashin, pronar i kafenesë “Veranda”, në afërsi të hyrjes 11\75 të platoja mbi Kurriz, emrin e të cilit e kanë përmendur banorët edhe në ankesën drejtuar Komunës, tha: “Jo ne nuk e kemi hapur këtë hyrje. Me sa duket këtë e ka bërë një doktor, që po e hap ordinancën këtu afër nesh

Pronari i ordinancës në hapje e sipër, kirurgu, Mehmet Maxhunin, për të cilin fliste fqinji i tij, ka mohuar ta ketë hapur këtë hyrje. Ai ka thënë se këtë gjë e kanë bërë pronarët e kafenesë.

Zyrtarë të Komunës kanë thënë se Inspektorati do të dalë në terren për të shqyrtuar ankesën e banorëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Nebih23/08/2017 11:31

Ishalla po ngihni naj herë

Shto koment

Të ngjashme