“Dardania” në kryeqytet sot mbetet pa ujë Foto: Koha / ilustrim

“Dardania” në kryeqytet sot mbetet pa ujë

22 gusht 2017 08:44

Lagja “Dardania” në Prishtinë sot do të ketë mungesë të ujit të pijshëm. Shkak janë punime që do të bëhen.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët se banorët e ndërtesave përreth shkollës fillore “Xhemail Mustafa” (zona nga “Kurrizi”, deri te nënkalimi), nuk do të kenë sot ujë.

Punimet do të bëhen në rrugën “Idriz Gjilani”, kurse ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të zgjasë nga ora 9:00 deri pasdite në orën 16:00.

KUR “Prishtina” kërkon mirëkuptim nga konsumatorët derisa të përfundojnë punimet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme