Aktivitetet e Komunës për Ditën e Mësuesit Foto: Koha / ilustrim

Aktivitetet e Komunës për Ditën e Mësuesit

06 mars 2017 16:28

​Nesër, më 7 mars, Dita e Mësuesit, Komuna e Prishtinës i ka organizuar këto aktivitete:

Në ora 10:00, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci​, do të vizitojnë Shkollën Fillore “Naim Frashëri”.

Në orën 11:00, në sallën nr 37 të ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, Grupi i Grave Asambleiste do të shpërndajë mirënjohje për mësuesit e pensionuar, veteranë të arsimit.

Ndërkaq, në ora 17:00, në katin e IV të ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës, do të mbahet manifestimi festiv, me program nga nxënësit e shkollave të Prishtinës dhe do të nderohen mësuesit e dalluar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme