Askush nuk merret me pastrimin e “liqenit” te Stacioni i Autobusëve Foto: Koha

Askush nuk merret me pastrimin e “liqenit” te Stacioni i Autobusëve

20 gusht 2017 18:20

Po bëhen disa ditë që kur shiu i furishëm në Prishtinë, mbushi shumë zona nëpër Prishtinë me ujë.

Ndonëse disa prej tyre u pastruan, hyrja e stacionit të Autobusëve mbetet e bllokuar nga uji i mbetur që nga ajo ditë.

Hyrja tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, që nga dita e enjte mbetet pothuajse e pakalueshme.

Koha.net, që nga ajo ditë ka marrë ankesa nga qytetarë të cilën e frekuentojnë këtë pjesë, madje edhe nga shoferë të autobusëve e veturave.

Siç duket, as Menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve e as Komuna e Prishtinës nuk po ndërmerr ndonjë veprim për të pastruar këtë rrugë dhe për ta bërë të kalueshme.

Siç shihet edhe në fotografi të dërguara nga një lexues i Koha.net, hyrja e stacionit të autobusëve në Prishtinë, është mbushur tërësisht me ujë, e që ky problem në hyrje të stacionit shfaqet sa herë që ka të reshura.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme