Arbëri

Qytetarët presin që LDK-ja ta kandidojë Vjosa Osmanin për kryetare të Prishtinës

Përmes një pyetjeje shtruar në Facebook qytetarëve të Prishtinës, se kush nga 4 të përfolurit për kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës mendojnë se do jetë kryetar, prin deputetja Vjosa Osmani.

Derisa po afrohet dita e dorëzimit të listave të kandidatëve për kryetarë komunash, e cila u përcaktua të jetë më 22 gusht, PDK-ja dhe LDK-ja ende nuk kanë dalë më kandidatë për kryetar të Prishtinës, ndërkaq për sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, do jetë kandidat edhe për një mandat.

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka dalë me kandidat për kryetar të Prishtinës, mirëpo emrat më të përfolur ishin Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri.

Në pyetjen shtruar qytetarëve se; Cili prej këtyre personaliteteve mendoni se do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës? Vjosa R. Osmani, Lumir Abdixhiku, Arban Abrashi, Ismet Beqiri, prin Vjosa Osmani e më pas Lumir Abdixhiku.