Hyrja te stacioni i autobusëve në Prishtinë vazhdon të jetë e bllokuar nga uji

Hyrja te stacioni i autobusëve në Prishtinë vazhdon të jetë e bllokuar nga uji

19 gusht 2017 19:30

Shiu i furishëm i cili kaploi Prishtinën dy ditë më parë, ende vazhdon të shfaq probleme.

Hyrja e stacionit të autobusëve në Prishtinë, është mbushur tërësisht me ujë, e që ky problem në hyrje të stacionit shfaqet sa herë që ka të reshura.

Një lexues i Koha.net, ka dërguar pamje nga bllokimi që u bë në hyrje të stacionit të autobusëve, edhe pse kanë kaluar dy ditë.

Për këtë nuk janë ankuar vetëm njerëzit që duhet të frekuentojnë domosdoshmërish atë rrugë, por edhe shoferët e autobusëve të cilët tani po kanë vështirësi të kalojnë në atë pjesë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme