Arbëri

Pastrohen sheshet pas shiut të rënë

Pas shiut dhe breshrit që ka rënë në Prishtinë para pak orësh, e që bllokoi disa pjesë të shesheve të Prishtinës, tani janë pastruar.

Pas kritikave nga rinia e PDK-së për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për qeverisjen e tij për menaxhimin e rrugëve në kryeqytet, Ahmeti ka postuar fotografi ku shihet se sheshet e Prishtinës janë pastruar.

“Pastrohen sheshet nga mbeturinat pas shiut. Falënderojmë punëtorët e pandalshëm për reagimin e shpejtë”, ka shkruar Ahmeti.