Të rinjtë e PDK-së ironizojnë me sheshet e Prishtinës, “peshkojnë” pas shiut të rënë

Të rinjtë e PDK-së ironizojnë me sheshet e Prishtinës, “peshkojnë” pas shiut të rënë

17 gusht 2017 18:12

Rinia Demokratike e Prishtinës, përmes disa fotografive të postuara në Facebook-un e faqes zyrtare të PDK-së, dega Prishtinë, ka ironizuar me gjendjen e shesheve të Prishtinës pas shiut, duke peshkuar në mënyrë simbolike mbi to.

Në këtë mënyrë ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me menaxhimin e rrugëve të Prishtinës nga qeverisja e Shpend Ahmetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Prishtina nuk ka lum për të peshkuar, por nuk ka as kryetar, i cili di të kujdeset për qytetin tonë. Përkundër këtyre, sic edhe po e shihni, tash në rrugët e Prishtinës është krijuar një lum, të cilit po i mungon vetëm edhe jahti dhe Shpend Ahmeti në të. Kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti përmbytet dhe e dimë që Shpendi nuk është Zoti për ta ndalur shiun, por do duhej të ishte i zoti për t’i menaxhuar situatat pas shiut në rrugët e Prishtinës”, ka thënë Triumf Sadikaj.

Kryetari i të rinjve të Prishtinës ka thënë se qytetarët po i vuajnë pasojat e mospunës dhe mosdijes së Shpend Ahmetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Hashimi18/08/2017 13:26

O trapa, ate shesh e keni mundesh ju tu ja votu Ises ligjet!

Shto koment

Të ngjashme