Ahmeti angazhon 4 roje për parkun e ri te “1 Tetori”

Ahmeti angazhon 4 roje për parkun e ri te “1 Tetori”

16 gusht 2017 22:53

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i shqetësuar me dëmtimet që po i bëhen parkut më të ri të qytetit, atij te salla “1 Tetori”, ka marrë një vendim.

Vendimi i Ahmetit ka të bëjë me vendosjen e 4 rojeve në këtë park, të cilët, sipas tij, do të jenë të angazhuar edhe të mirëmbajnë gjelbërimin, rekuizitat dhe WC-të publike.

Kreu i Komunës së Prishtinës thotë se parqet si ai te “1 tetori” janë pasuri e përbashkët dhe disa persona të papërgjegjshëm kanë filluar të dëmtojnë pjesë të ndryshme të parkut, ndërsa shton se “duhesh goxha me u mundu me i hjek rrjetet e metalta nga tavolinat e pingpongut”.

“Prej nesër do t’i vendosim 4 persona nga Hortikultura në mirëmbajtje e që edhe do ta ruajnë parkun e ri dhe do të mirëmbajnë gjelbërimin, rekuizitat dhe WC-të publike”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ky vendim, sipas tij, ka ardhur pas shumë mesazheve nga qytetarët “e indinjuar nga këto dëmtime” dhe thotë se është “i sigurt se në ardhmen do t’i ruajmë të gjithë bashkë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme