Edhe tri paralele të reja për edukim parafillor nëpër fshatrat e Prishtinës

Edhe tri paralele të reja për edukim parafillor nëpër fshatrat e Prishtinës

16 gusht 2017 11:27

Drejtoria e Arsimit për vitin e ri shkollor 2017/18, do t’i rrisë kapacitetet për përfshirjen e fëmijëve në edukimin parafillor, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

ka ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete për hapjen e tri paraleleve parafillore në zonat rurale, në shkollat si “Filip Shiroka” në Slivovë, “Teuta” në Grashticë, si dhe “Nënë Tereza” në Teneshdoll.

Deri tani në nivelin e arsimit parafillor, në Komunën e Prishtinës janë përfshirë mbi 80% të fëmijëve, pa përfshirë fëmijët në institucionet private. Është duke u punuar në vazhdimësi që në afat sa më të shkurtër të sigurohen kushtet e nevojshme për përfshirjen e të gjithë fëmijëve në edukimin parafillor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme