Sot në Prishtinë janë takuar kryetarët e degëve të LDK-së së kryeqytetit.
Burime të Koha.net marrin vesh se ata kanë biseduar rreth përgatitjeve për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 22 tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLDK deri më tash nuk ka dalë me kandidatin e vet për kryetar të Prishtinës, ndërsa ka caktuar kandidatë për këtë post në shumë qytete të Kosovës.
Afati për caktimin e kandidatit është dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.
LDK ka afat edhe një javë, deri më 22 gusht, për të dalë me emrin e kandidatit për kryetar të kryeqytetit.
Jo zyrtarisht merret vesh se pretendent për këtë post është ish - kryetari i Prishtinës Ismet Beqiri i cili thuhet ta ketë propozuar veten për këtë pozitë.
Ismet Beqiri, ka udhëhequr me Prishtinën gjashtë vjet, nga 2002 deri më 2008.