Fshati i Prishtinës që nuk ka rrymë që nga paslufta

15 gusht 2017 19:28

Mungesa e energjisë elektrike është bërë shkak që banorët e fshatit Dragoc ta braktisin këtë vend, raporton KTV.

Ka të tillë që kanë investuar me shpresën që një ditë do të rregullohet kjo çështje, por në KEDS thonë se nuk e kanë parë të arsyeshme shtrirjen e rrjetit elektrik në këtë zonë.

Ajete Ibrahimi kishte investuar rreth 80 mijë euro për këto makineri për prodhimin e produkteve të ndryshme bimore.

Por ajo nuk ka mundur asnjëherë t’i shfrytëzojë këto pajisje, shkaku i mungesës së energjisë elektrike në fshatin Dragoc.

Ibrahimi thotë të kenë kërkuar vite me radhë nga KEDS-i që t’ua rregullojnë çështjen e energjisë elektrike, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

Ajo shton se nëse ky fshat do të kishte energji elektrike, do të kishte punësuar edhe disa punëtorë në këtë punëtori.

“Që nga paslufta, fshati Dragoc i Komunës së Prishtinës nuk ka fare energji elektrike dhe kjo ka bërë që banorët ta braktisin këtë vend.”

Zëdhënësi i KEDS-it nuk ka pranuar të dalë para kamerës, por shkurt, nëpërmjet telefonit, ka thënë se nuk e kanë parë të arsyeshme të shtrijnë rrjetin në këtë fshat.

Pikërisht për shkak të mungesës së banorëve në atë fshat nuk është investuar, ka thënë Viktor Buzhala.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme