AKP-ja dështon sërish t`ia lirojë pronën Komunës së Prishtinës Foto: Koha

AKP-ja dështon sërish t`ia lirojë pronën Komunës së Prishtinës

15 gusht 2017 09:07

Kosova e Privatizimit së fundmi nuk e ka respektuar as afatin që e ka kërkuar vetë si periudhë të fundit - muajin maj- për ta liruar pronën komunale tek tregu i Gjelbër, pasi që edhe tre muaj pas kësaj kohe ky institucion vazhdon veprimtarinë në po këtë lokacion.

Kjo është hera e gjashtë që AKP-ja nuk ka respektuar afatet kohore për lirimin e pronës komunale, e cila gjendet shumë afër objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, në të cilin Ekzekutivi ka pasur plane të realizojë projektin “Çarshia e vjetër”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Moslirimi i kësaj prone ka ndikuar edhe në ngecjen e fillimit të procedurave për realizimin e këtij projekti, ndërkohë që pesë herët e para AKP-së i ishte dhënë urdhër nga Komuna që të largohej që aty, ndërsa herën e gjashtë ka qenë vetë institucioni që ka përcaktuar fundin e muajit maj si “deadline” për ta liruar pronën.

Në projektin disa milionësh “Çarshia e vjetër” ka qenë e planifikuar të inkorporohet edhe Tregu i gjelbër i qytetit, në rregullimin e të cilit nuk është investuar prej vitesh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme