PDK: Kryetari Ahmeti ia ka humbur Komunës 100 milionë euro

PDK: Kryetari Ahmeti ia ka humbur Komunës 100 milionë euro

14 gusht 2017 10:00

Dega e PDK-së në Prishtinë ka vazhduar serinë e konferencave të vikendit, në të cilat ata adresojnë kritika ndaj qeverisjes komunale të kryeqytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Disa herë me radhë e kanë quajtur “qeverisje kriminale” qeverisjen e Shpend Ahmetit me Komunën e Prishtinës, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës të dielën gjatë një konference shtypi.

Por kur janë pyetur se cilat veprime të kësaj qeverisjeje i cilësojnë kriminale, dy shefat e PDK-së në Degën e Prishtinës, Bujar Cakolli dhe Muhamet Selmani, kanë thënë se po flasin për shpenzimet që janë bërë veçmas për shërbime të veçanta: veshmbathje për shërbyesit komunalë dhe ato për mirëmbajtjen e ndërtesave, rreth të cilave PDK-ja ka shumë dyshime se si u shpenzuan taksat e qytetarëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme