Ish-këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu, do të jetë kandidat i AAK-së për Komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
Burime të KTV-së kanë konfirmuar se Vllahiu do të prezantohet si kandidat i Prishtinës në konferencën për media, të cilën AAK-ja e ka paralajmëruar sot në orën 11:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë rast vizionin e tij për Prishtinën do ta shpalosë edhe kandidati për Prishtinën, ndërkaq arsyetimin e kësaj kandidature do ta bëjë kryetari i AAK, Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim e AAK-së.
Dy herë radhazi AAK-ja kishte kandiduar në Prishtinë me Besnik Tahirin.
Kandidaturën për Prishtinë deri më tani e ka konfirmuar Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga radhët e PDK-së jo zyrtarisht është thënë se do të kandidojë Lirak Çelaj.
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë është në koalicion me AAK-në, e cila me Gent Begollin udhëheq me Drejtorinë e shërbimeve publike.