Aktivistë të PDK-së ia ndërprejnë fjalimin Ahmetit te përurimi i parkut të ri Foto: Koha

Aktivistë të PDK-së ia ndërprejnë fjalimin Ahmetit te përurimi i parkut të ri

10 gusht 2017 22:10

Një grup aktivistësh të PDK-së në Komunën e Prishtinës kanë ndërhyrë në përurimin e parkut të ri në Prishtinë.

Ata kanë ngjitur letra të bardha me zemra dhe mbishkrime në të, derisa për disa minuta është ndërprerë fjalimi i Shpend Ahmetit.

Një nga aktivistët e ka pyetur atë se i kujt është jahti. Të pyetur nga KTV se për çfarë po e bëjnë një gjë të tillë, ata kanë thënë se të gjitha aktivitetet e PDK-së që Vetëvendosje dikur i ka prishur, të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe ata tani.

“Nuk do ta lëmë rehat derisa ai të japë llogari për disa gjëra, si për shembull për bashkëpunimin e tij me biznese të dyshimta e shumë të tjera”, ka thënë njëri nga aktivistët në lagjen Bregu i Diellit.

Image

Kujtojmë që ky park tek palestra “1 Tetori” u inaugurua sot në orën 21:00, investim ky nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën zvicerane DEMOS-in.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme