Projekti i zvarritur prej 2 vjet e gjysmë, në “Kurriz”, s’dihet kur mbaron

Projekti i zvarritur prej 2 vjet e gjysmë, në “Kurriz”, s’dihet kur mbaron

10 gusht 2017 09:04

Punimet për rregullimin e platosë mbi “Kurriz”, të lagjes “Dardania” në Prishtinë, ende po vazhdojnë, ndonëse Komuna e Prishtinës pati paralajmëruar se ato do të përfundonin në muajin qershor, shkruan sot Koha Ditore.

Gati pesëdhjetë ditë pas periudhës, të cilën Komuna e Prishtinës e pati dhënë si afat zyrtar për përfundimin e këtij projekti, ai po vazhdon dhe tashmë nuk ka një datë se kur pritet që ai të përfundojë.

Ky projekt, i cili i ka kushtuar Komunës së Prishtinës afro një milion euro, ka nisur para 2 vjetësh e gjysmë edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë hapësirë shumë të madhe të shtrirjes së projektit. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme