Prishtina dhuron për fëmijët e “SOS” Fshatit lodrat e konfiskuara

Prishtina dhuron për fëmijët e “SOS” Fshatit lodrat e konfiskuara

09 gusht 2017 14:42

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media bën të ditur se lodrat e konfiskuara nga shitësit ambulant iu ka bërë dhuratë fëmijëve të “SOS” Fshatit.

Në komunikatë thuhet se lodrat për fëmijë që janë konfiskuar kohëve të fundit nga Drejtoria e Inspekcionit, në kuadër të aksioneve për largimin e shitësve ilegalë, kanë qëndruar për një kohë në depot e komunës, transmeton Koha.net.

“Për të gjitha këto lodra, nuk është paraqitur asnjë pronar në Inspekcion, i cili do ta merrte përgjegjësinë dhe do ta paguante dënimin. Meqë të gjitha afatet kanë kaluar, Drejtoria e Inspekcionit, me procesverbal përkatës, të gjitha ato lodra që ishin të përdorshme, ua ka dhuruar sot fëmijëve të “SOS” Fshatit”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme