Prishtina në vjeshtë, me dy çerdhe të reja Foto: Koha / arkivi

Prishtina në vjeshtë, me dy çerdhe të reja

09 gusht 2017 13:19

Më 7 dhe 8 gusht, Komuna e Prishtinës mbajti diskutimet e para publike për hapjen e çerdheve me bazë në komunitet në lagjen “Tohane” dhe në lagjen “Kodra e Trimave”, njofton kumtesa komunale.

Në këto diskutime, prindërit e këtyre dy lagjeve u njoftuan rreth modelit të çerdheve me bazë në komunitet si dhe u përzgjodhën anëtarët e këshillit të prindërve të cilët në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prishtinës do të vazhdojnë me procedurat e radhës për funksionalizimim e çerdheve.

Ndërtimi i objektit të çerdhes në lagjen “Kodra e Trimave” është financuar nga buxheti i Komunës së Prishtinë, ndërsa në lagjen “Tohane” komuna ka financuar rehabilitimin e objektit ekzistues në një çerdhe moderne. Këto dy çerdhe pritet të përmbushin nevojat e prindërve në këto dy lagje. Çerdhja në “Kodër të Trimave” do të ketë kapacitet për 120 -150 fëmijë, kurse ajo në “Tohpane” fillimisht për 60-70 fëmijë, me mundësi zgjerimi në të ardhmen.

Këto çerdhe do të fillojnë punën në vjeshtë të këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme