Asamblisti i VV-së në Prishtinë i bashkohet PDK-së

Asamblisti i VV-së në Prishtinë i bashkohet PDK-së

08 gusht 2017 11:22

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Misin Bajrami, i është bashkuar sot degës së PDK-së në kryeqytet.

Në prezantimin e tij, dega e PDK-së ka thënë se Bajrami i është bashkuar partisë shkaku i pakënaqësive për qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

“Pas shpërthimit të aferave korruptive në qeverisjen e Shpend Ahmetit, partinë Vetëvendosje po e braktisin edhe asamblistët e vet në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë në marrëveshje me anëtarët e tjerë të pikës së Vetëvendosjes në Hajvali, e cila është shumë e pakënaqur me qeverisjen e Shpend Ahmetit, transmeton Koha.net.

“Pakënaqësia e banorëve të Hajvalisë me qasjen e Vetëvendosjes në Prishtinë dhe skandalet e tyre, të cilat kanë shpërthyer këto javë, më kanë bërë që të reflektojë dhe t’i bashkohem PDK-së, e cila është opozitë në Prishtinë”, ka thënë Bajrami.

“Unë si asamblist dhe si pjesë e deritashme e Vetëvendosjes turpërohem me punësimet partiake të militantëve të dhunshëm të tyre në Ndërmarrjet Publike, me aferat korruptive në sektorin e ndërtimeve, me degradimin e arsimit dhe me injorimin e vazhdueshëm të kuadrove nga Prishtina. Pra, ndjehem i tepërt të vazhdojë të qëndrojë më tutje si pjesë e një partie, e cila me taksat e qytetarëve të Prishtinës financon aktivitetet e kundërligjshme të grupeve të dhunshme të tyre”, ka thënë asamblisti i deritashëm i Vetëvendosjes.

Bajrami ka thënë se bashkë me shumë të tjerë ishte angazhuar në Vetëvendosje duke besuar në ndryshim, por jo në një ndryshim për jetën dhe luksin e shefave të Vetëvendosjes, por në një ndryshim shoqëror të përgjithshëm.

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, me kalimin e Bajramit në Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë se tash janë partia e dytë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Fatmir09/08/2017 13:29

Misimi si nje aktivist dhe veprimtar i shquar ne angazhimet e tij si qytetar nga Hajvalia, merr nje vendim qe te terhiqet nga radhet e P.VV edhe pse ne cilesine e Asambleistit me te ri ne Kuvendin Komunal te Prishtines, jep doreheqje nga P.VV Per shkak te parregullesive qe i ka hetuar ne qeverisjen e Shpend Ahmetit. Perfundimisht i bashkohet grupit te Asambleisteve te Pdk-se Urime.

Bajram08/08/2017 13:19

veq PDK e knaqi krejt qe 17 Vite e ka bo Kosoven si Bangladeshi . Veq vazhdoni ishalla ngopeni ndonjeher .

Shto koment

Të ngjashme