Dy çifte mbollën drunjtë e parë në Parkun e të Martuarve

Dy çifte mbollën drunjtë e parë në Parkun e të Martuarve

07 gusht 2017 13:13

Dy çifte u kurorëzuan sot në parkun e të martuarve dhe ata gjithashtu mbollën drunjtë me pllakat e emrave të tyre.

Njëri prej çifteve të cilët u kurorëzuan dhe mbollën një pemë në parkun më të ri të Komunës, ishin Herolind Hyseni dhe Saranda Gashi.

Ata thanë se ndihen shumë të nderuar për mundësinë e dhënë që të kenë simbolin e tyre të dashurisë, dhe se ndihen shumë mirë që sado pak po kontribuojnë në zhvillimin e hapësirave të gjelbra, transmeton kp.

“Faleminderit Komunës së Prishtinës për respektin që na e kanë bërë, ndihemi shumë të respektuar që kemi pas mundësinë herën e par të mbjellim pemë, urojmë që të vijmë dhe të shohim sa më shumë pemë, sa më shumë gjelbërim në komunën tonë dhe në komunat tjera në gjithë Kosovën”, tha Gashi.

Ndërsa, Herolind Hyseni shprehu besimin se edhe komunat tjera do të ndjekin shembullin e komunës së Prishtinës për të ndërtuar parqe të tilla.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme