Muhedin Nushi emërohet nënkryetar i Prishtinës

Muhedin Nushi emërohet nënkryetar i Prishtinës

07 gusht 2017 13:06

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se pas zgjedhjes së Dardan Sejdiu, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka emëruar Muhedin Nushi për nënkryetar të Komunës së Prishtinës.

Ahmeti ka shkruar në facebook se Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në digjitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve.

“Këto kanë rezultuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve në Komunën e Prishtinës. Kam kënaqësinë që këto vite kam punuar me një njeri si Muhedinin dhe se do të vazhdojmë bashkëpunimin në shërbimin tonë për qytetarët e Prishtinës. Falënderoj Dardanin për arritjet e përbashkëta në Komunë duke realizuar premtimet tona të vitit 2013. Ka qenë kryetar po aq sa edhe unë, duke e mbajtur një pjesë të madhe të barrës në përgjegjësitë tona në komunë. Dardanit i uroj sukses në Kuvend, duke ditur se atje do të jetë përfaqësues i denjë i komunës tonë dhe përfaqësues i qëndrimeve të Lëvizjes duke vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe luftën për zhvillim të Republikës tonë”, ka shkruar Ahmeti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme