Arbëri

Të hënën inaugurohet Eko-Parku i Parë i Prishtinës

Descriptive Text

Coca-Cola HBC Kosova dhe Komuna e Prishtinës të hënën, më 7 gusht, do të inaugurojnë Eko-Parkun e parë të qytetit të Prishtinës. Sipas paralajmërimit, ceremonia do të nisë nga ora 10:00.

Ky Eko-Park, që do të jetë në hyrje të Prishtinës (Veternik), do të jetë krejtësisht unik në vendin tonë, për shkak të faktit se do të rritet falë çifteve të porsamartuara, të cilët që nga e hëna, pas ceremonisë së kurorëzimit, do të nisin mbjelljen e fidanëve.

Të hënën është paralajmëruar ceremonia e kurorëzimit të 10 çifteve.