Arbëri

Rruga në Shkabaj pa asfalt, banorët thonë se i shohin kryetarët e Komunës veç në fushatë

Kjo rrugë, e gjatë prej 3 kilometrash, është kthyer në vështirësi për banorët përreth.

Rruga “Agron Rama” në Shkabaj, e cila lidh më shumë se 20 familje me lagjen “Arbëria” të kryeqytetit, ka pothuajse tri vjet që ka mbetur e paasfaltuar, raporton KTV.

Banorët thonë se gjendja aktuale e rrugës po u shkakton shumë telashe.

Shprehen të zhgënjyer me institucionet komunale, pasi, siç thonë, vetëm në kohë zgjedhjesh premtojnë asfaltim të rrugëve, por në realitet nuk ndodh.

Ndërkohë, zyrtarë të Komunës së Prishtinës, derisa kanë dhënë arsyet pse deri tash rruga nuk është rregulluar, kanë thënë se tashmë kontrata për asfaltimin e saj është nënshkruar. Punimet për asfaltimin e kësaj rruge, sipas zëdhnësit Adonis Tahirit, do të nisin në muajin gusht.