Arbëri

Sejdiu premton se do të jetë zë i Prishtinës në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje në kryeqytet që nga marsi është duke u përgatitur për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Në intervistën e tij të fundit si nënkryetar i Prishtinës, në emisionin “038” në KTV, Dardan Sejdiu ka thënë se për ta më e rëndësishme se gara për kryetar komune është ajo për Kuvend Komunal dhe kjo sipas Sejdiut, do të bëjë që lista e kandidatëve të jetë sfiduese.

Sejdiu tha se do të jetë zë i Prishtinës në nivel qendror duke lobuar në miratim të Ligjit për Prishtinën.

Ai ka thënë se nuk do të jetë as kandidat për kryetar të Ferizajt e as të Prizrenit, qytete prej nga i ka prindërit.

Për më shumë, sonte në “038” nga ora 20:00.