Seanca e konvokuar e Kuvendit - e kundërligjshme për Ekzekutivin

Seanca e konvokuar e Kuvendit - e kundërligjshme për Ekzekutivin

15 shkurt 2017 09:01

Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Halim Halimi, e ka konvokuar mbledhjen e parë të Kuvendit për këtë vit më datën 24 të këtij muaji, pavarësisht se për këtë nuk e ka marrë miratimin nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Në të njëjtën mënyrë Halimi ka thirrur dhe ka mbajtur edhe mbledhjen e Këshillit për Politikë dhe Financa (KPF), javën e shkuar, të cilën qeverisja komunale e kryeqytetit e ka vlerësuar si të paligjshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

KPF-ja është organi i cili përbëhet nga anëtarë të pozitës dhe opozitës në qeverisje komunale dhe ka mandat për diskutimit dhe caktimin e rendit të ditës për çdo mbledhje të asamblesë komunale, prandaj edhe thirret dhe mbahet para kësaj mbledhjeje.

Një javë më parë, Halimi ka ftuar mbledhjen e KPF-së, në të cilën kanë marrë pjesë vetëm shtatë nga njëmbëdhjetë anëtarët e këtij mekanizimi komunal. Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë fare anëtarët e Komisionit, që janë pjesë e qeverisë komunale, përfshirë këtu edhe kryetarin Ahmeti dhe nënkryetarin, Dardan Sejdiu.

E mbledhja nuk është monitoruar as nga OJQ-të dhe mediat, ndonëse Ligji ua lejon qasjen në të... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme