Arbëri

Xhamia qendrore në kryeqytet nuk është çështje e politikës, thotë Rexhepi

Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, duke folur para asamblistëve të Komunës së Prishtinës, ka thënë se debati për Xhaminë Qendrore ka filluar tash 17 vjet.

“Në Ballkan, prej të gjitha kryeqyteteve, vetëm Prishtinës i mungon një xhami qendrore. Ka qenë momenti i fundit që ajo të ndërtohet”, ka thënë Rexhepi, teksa ka shtuar se çështja e xhamisë qendrore nuk është temë politike dhe nuk i përket asnjë partie.

Lexo edhe: Ahmeti: Çështja e xhamisë ka përfunduar, ajo do të ndërtohet

“Ajo është për besimtarët. Po thonë se debati është bërë në kohën kur s'ka qeveri, s'është e vërtetë, ky vend ka qeveri e ka komuna, ashtu si i kemi. Çfarë jemi ashtu i kemi. Nuk kemi dashur ta shfrytëzojmë ndonjë vakum institucional”, ka thënë Rexhepi, teksa ka prezantuar projektin e xhamisë qendrore të Prishtinës.