Nga mesi i muajit, Prishtina me furnizim 24 orësh me ujë

Nga mesi i muajit, Prishtina me furnizim 24 orësh me ujë

03 mars 2017 09:11

Nga gjysma e këtij muaji, qytetarët e Prishtinës do të kenë 24 orë ujë pa ndërprerë. Kështu kanë premtuar të enjten drejtues të Fabrikës së sapondërtuar në Shkabaj, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm për ujin që vjen deri në Fabrikë, Ujësjellësi “Prishtina” do të paguajë nga 75 mijë euro në muaj.

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë se me kushtet aktuale do të prodhohet edhe një herë më shumë sasi uji. Ai do të merret nga Batllava, Badovci dhe Ujmani.

Deri tani nga liqeni i Ujmanit janë furnizuar me ujë Mitrovica, Vushtrria, Skenderaji dhe Drenasi, si dhe termocentralet e KEK-ut.

“Ne do të prodhojmë nga 700 litra ujë në sekondë, nga ujërat që vijnë prej Batllavës dhe Ujmanit, si dhe 400 litra të tjera nga liqeni i Badovcit”, ka thënë Abdullahu.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme