Arbëri

Sanohet puseta që ishte hapur në mes të rrugës “Agim Ramadani”

Descriptive Text

Pas raportimit nga faqja e emisionit “038” të KTV-së në Facebook, Komuna e Prishtinës ka sanuar pusetën që kishte mbetur e hapur në mes të rrugës “Agim Ramadani”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në këtë rast është intervenuar me urgjencë. Ai ka inkurajuar qytetarët që të raportojnë problemet që i hasin në qytet, “kështu që së bashku të punojmë për një qytet më të jetueshëm”.

Në Instagram ai ka publikuar edhe fotografi të pusetës së sanuar.

Të premten gjatë ditës ishte rrethuar me shirita zona afër pusetës që ishte e hapur.

Faqja e emisionit “038” raportoi në Facebook për rreziqet që sjell puseta e thellë dhe e hapur.

 

Prishtinë,08 prill 2022 Një pusetë e thellë dhe e hapur në mes të rrugës "Agim Ramadani". Vend i rrezikshëm për kalimtarët.

Posted by 038 on Friday, April 8, 2022