Arbëri

Ahmeti thotë se xhamia do të ndërtohet, fton PAN-in të mos provojë të përfitojë nga kjo temë

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar në lidhje me çështjen e fundit që po diskutohet – Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Sipas Ahmetit, xhamia në fjalë do të ndërtohet dhe thotë se detyrë e Komunë është që të zbatojë ligjin në këtë rast.

Ai madje akuzon PDK-në dhe “satelitët e saj” për devijim të kësaj çështjeje, duke thënë: “Qe një muaj shkoni nëpër ambasada dhe na akuzoni si “islamista”. Tash boheni kinse të mërzitur për Xhaminë e Madhe”.

Ky është statusi i Ahmetit:

Për PDK dhe satelitët e saj:

Sabër! Qe një muaj shkoni nëpër ambasada dhe na akuzoni si “islamista”. Tash boheni kinse të mërzitur për Xhaminë e Madhe. Zgjidhni kah po doni me sulmu e shpif se edhe propaganda duhet me pas një konsistencë.

Çështja e Xhamisë së Madhe dhe debati nuk është fetar dhe ne nuk frigohemi nga këto tema. Prandaj mos u mundoni të përfitoni nga këto tema sepse s’jemi të ndarë në “islamista” e “islamofobë”.

Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin. Meqenëse është xhamia më e madhe në Kosovë, duhet të kujdesemi edhe për aspektin urbanistik dhe estetik më shumë se për objekte të rëndomta.

Si xhamia më e madhe do të jetë pikë referente përtej mandateve tona e sikleteve të PAN-it. Xhamia nuk bëhet as për inati të dikujt e as për hatër të askujt.