Prishtina me kufizime buxhetore për rritjen e sigurisë në trafik

Prishtina me kufizime buxhetore për rritjen e sigurisë në trafik

02 mars 2017 12:30

Në Kosovë çdo vit humbin jetën shumë më tepër persona si pasojë e aksidenteve të automjeteve sesa nga cilado vepër tjetër penale. Kjo është bërë e ditur nga përfaqësues të policisë të mërkurën në tryezën për sigurinë në trafik me titull “Siguria në trafik: çka duhet të bëjnë komunat”. Ky debat u organizua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe “Helvetas Swiss Intercooperation”, projekti për decentralizim dhe përkrahje komunave – DEMOS.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës u bë e ditur se komunat po përballen me kufizime buxhetore për të bërë më shumë për sigurinë në trafik.

Megjithatë, nga debati dolën tri rekomandime. Përmirësimi i sigurisë në trafik duhet të orientohet përmes edukimit-vetëdijesimit të popullatës, intervenimit inxhinierik nëpër rrugë, si dhe zbatimit të Ligjit për siguri në trafik.

(më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme