Në rajonin e Prishtinës ngec procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje Foto: Koha

Në rajonin e Prishtinës ngec procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje

11 korrik 2017 14:00

Nisja e procedurave për të ndryshuar Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ka bërë që qytetarët të mos vazhdojnë procedurat e nisura në fillim, e po ashtu as të aplikojnë ata që këtë nuk e kishin bërë në fillim.

Në komunën e Podujevës nga 4.789 kërkesa që ishin në fazën e parë të aplikimit, në fazën e dytë kishin qenë vetëm 38 veta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, rrënime nuk ka në këtë komunë.

Edhe në Komunën e Obiliqit i përmendin ndryshimet ligjore, që kanë ndikuar në procesin e legalizimit. Në procesin e legalizimit këtu kanë aplikuar 3.543 qytetarë.

Në Graçanicë në fazën e parë të përgatitjes së regjistrit të ndërtimeve pa leje kanë qenë 2.624 kërkesa, kurse në të dytën 502.

Numër i madh i atyre që kanë aplikuar për legalizim ishte në Komunën e Fushë-Kosovës - 4.747. Por zyrtarët komunalë thonë se janë 2.522 objekte që nuk kanë hyrë në procesin e legalizimit gjatë afateve.

Më shumë se 21 mijë objekte (21.647) janë ndërtuar pa leje në katër komuna të rajonit të Prishtinës. Gati gjysma e tyre nuk kanë aplikuar fare për legalizimin e tyre. Janë më shumë se 9 mijë objekte, që nuk e kanë shfrytëzuar rastin që ta bëjnë një gjë të tillë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme