Arbëri

Prishtina vazhdon të prijë për raste aktive me COVID-19

Descriptive Text

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19. Kryeqyteti ka 58 raste aktive me koronavirus.

Pas Prishtinës është Ferizaj me 38 raste aktive dhe Prizreni me 33 raste aktive.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 317 raste aktive me COVID-19 janë në nivel vendi.

Ndërkohë, të premten, janë regjistruar 11 raste pozitive me COVID-19 në tërë Kosovën.