Vazhdon greva e 16 zyrtarëve të arsimit të Prishtinës

01 mars 2017 19:28

16 zyrtarët të lartë të arsimit në komunën e Prishtinës kanë hyrë në ditën e tretë të grevës, për shkak se pagën të cilën e marrin me koeficientin gjashtë kërkojnë ta rrisin në tetë.

Këtë kërkesë ata tashmë ia kanë dërguar komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Financave, e të cilën po e bazojnë në legjislacion në fuqi.Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë thënë se nuk kanë kompetenca që të rrisin pagat e këtyre zyrtarëve.

Sipas tyre, është Ministria e Financave ajo e cila duhet të ndërmarrë diçka lidhur me këtë kërkesë të këtyre punëtorëve. Kohavisioni ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Financave, por askush nuk ka folur për këtë çështje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme