Arbëri

Sot në Prishtinë nis faza e tretë e dezinsektimit

Sot, më 6 qershor, fillon dezinsektimi hapësinor faza e tretë në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.

Sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarësh, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas kalendarit të mëposhtëm:

06:07 - Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;

07:07 - Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica;

08:07 - Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;

09:07 - Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria;

10:07 - Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

11:07 - Bërnica, Hajvali, Bërnica e poshtme, Barilevë, Besi, Bardhosh, Kolovica e Re.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku bëhet dezinsektimi për së paku një orë, si dhe duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura që mos të futen insektet brenda. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Luten qytetarët për bashkëpunim, në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm.