Ahmeti: Në pjesën e dytë të marsit Prishtina do të ketë 24 orë ujë

Ahmeti: Në pjesën e dytë të marsit Prishtina do të ketë 24 orë ujë

01 mars 2017 16:17

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se kryeqyteti i Kosovës nga pjesa e dytë e marsit do të ketë 24 orë ujë.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pasi ka vizituar Fabrikën e re të ujit.

“Në pjesën e dytë të marsit 2017 Prishtina do të ketë 24 orë ujë. Sot vizituam punët përfundimtare në Fabrikën e re të Ujit dhe fabrika është gati që pas datës 17 Mars të lëshohet në testim dhe deri në fund të muajit shumica e kryeqytetit do të ketë 24 ORË UJË”, ka shkruar ai në Facebook.

Ahmeti thotë se me fabrikën e re të ujit dhe ndërrimin e pjesës më të madhe të gypave në Prishtinë është përmirësuar dukshëm inkasimi.

Këtë njoftim, Ahmeti e ka vlerësuar si ndër lajmet më të mira për kryeqytetin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme