Arbëri

115 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Aktualisht 115 persona janë të infektuar me koronavirus në Prishtinë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Kryeqyteti renditet i pari në nivel vendi me raste aktive, pasuar nga Prizreni me 56 raste, Ferizaj 39, Gjilani 34, Obiliqi 30, Klina 26, Drenasi 22, Fushë-Kosova 20, Peja 19, Kaçaniku 18 e të tjera.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, derisa janë shëruar 23 pacientë.