Arbëri

Fillon nxjerrja e gjësendeve nga banesat e uzurpuara në Dardani

Para objekteve të cilësuara si të uzurpuara në Dardani, sot po shihen forca policore si dhe banorë që po qëndrojnë jashtë përreth tyre.

“Para banesave po shihen edhe dy kamionë të cilët vetëm sa kanë filluar bartjen e gjësendeve të cilat duhet të lirohen”, raporton gazetarja e Kohës Ditore.

Sot, sipas njoftimit të ndërmarrjes banesore do të lirohen 6 banesa të uzurpuara në hyrjen 2 të këtyre objekteve.

Deri tani nuk është raportuar për asnjë incident.