Arbëri

Mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Descriptive Text

Prishtina është komuna me më së shumti rasteve aktive me koronavirus në nivel vendi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht janë 2.796 raste aktive, pasuar nga Prizreni me 1.177, Ferizaj 873, Fushë-Kosova 840, Podujeva 833, Peja 683, Mitrovica 609, Drenasi 555, Lipjani 511 e të tjera.

Sipas MSH-së, në Kosovë gjithsej janë 13.473 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 të vdekur nga koronavirusi dhe 368 raste pozitive. Janë shëruar 1.382 pacientë.