Arbëri

Në Prishtinë afro 5000 raste aktive me koronavirus

Descriptive Text

Prishtina po kryeson për nga numri i rasteve aktive me koronavirus.

Sipas të dhënëve të Ministrisë së Shëndetësisë, në Prishtinë janë 4965 raste aktive me COVID-19, nga afro 26.688 sa janë total në Kosovë.

Pas Prishtinë është Prizreni me 2627 raste aktive, e pasojnë Ferizaj e Peja me 1667 përkatësisht 1665 raste aktive.