Edhe një sportel shtesë në Komunë të Prishtinës për certifikata të pronës dhe kopje të planit Foto: Koha / arkiv

Edhe një sportel shtesë në Komunë të Prishtinës për certifikata të pronës dhe kopje të planit

01 mars 2017 09:45

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se për shkak të kërkesave të shumta për certifikata të pronës dhe kopje të planit, pranimi i kërkesave në zyrat pritëse do të bëhet edhe në zyrën pritëse / sportelin numër 6.

“Pra, tani në funksion për këto shërbime do të kemi 4 zyre pritëse dhe atë sportelet me numër: 6,7,8 dhe 9”, njofton Komuna e Prishtinës.

Të gjitha certifikatat e pronës dhe kopjet e planit do të shpërndahen tek qytetarët në po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 15:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme