Arbëri

Ka filluar asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Ka filluar sot asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Rruga ishte bllokuar që nga fundi i prillit për shkak të punimeve. Pas zvarritjeve të shumta, ka nisur sot asfaltimi.

Kamionët janë parë në këtë rrugë duke shtruar asfaltin. Fillimisht do të asfaltohet një pjesë e rrugës, pasi ende do të kryhen punimet nga Termokosi e KEDS-i.

Foto të pamjes së asfaltimit të rrugës janë postuar edhe në faqen në Facebook të banorëve të rrugës “Muharrem Fejza”.

https://www.facebook.com/groups/2117486841903850/posts/3025742374411621/