Fundi i marsit kufizon kompetencat e kuvendeve komunale për këtë mandat Foto: Koha

Fundi i marsit kufizon kompetencat e kuvendeve komunale për këtë mandat

01 mars 2017 08:51

Prishtinë, 1 mars – Kompetencat e kuvendeve komunale kufizohen në fund të këtij muaji. Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, komunave u pushon e drejta për marrjen e vendimeve të mëdha, ku përfshihen ato për pronën komunale, gjashtë muaj para skadimit të mandatit.

Përderisa gati në të gjitha komunat e Kosovës janë mbajtur nga dy seanca, Komuna e Prishtinës deri në fillim të muajit të tretë të vitit s`e ka mbajtur asnjë të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, ka sqaruar se Ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, ka përcaktuar të drejtat dhe obligimet e organeve të Komunës në menaxhimin e pronës së paluajtshme të Komunës, në raport me personat fizikë dhe juridikë, institucionet qendrore dhe AKP-në. Sipas nenit 6, paragrafit 3 të këtij Ligji, Kuvendi i Komunës nuk mund të japë pronën e paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë gjashtë (6) muaj para përfundimit të mandatit të rregullt ligjor, thuhet në një përgjigje që ka marrë gazeta nga MAPL-i, përmes postës elektronike. ​

“Për këtë qëllim, MAPL-i në vazhdimësi, bazuar në dispozitën e lartpërmendur, në fazën e fundit të mandatit të rregullt ligjor gjashtë (6) muaj para përfundimit të mandatit të rregullt ligjor, kërkojmë nga komunat të respektojnë rregullat ligjore që të përmbahen nga dhënia në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme të komunës”, shkruan në këtë përgjigje.

Ndryshe, Gecaj ka thënë se në Prishtinë është duke pasur telashe të vazhdueshme midis qeverisjes komunale dhe Kuvendit. Sipas tij, këto probleme, po rrjedhin si pasojë e sistemit presidencial në zgjedhjet lokale, i cili lejon që kryetari i komunës të zgjidhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët, nga një parti politike, kurse shumica në Kuvend të jetë nga një parti tjetër.

Nga ana tjetër, Adonis Tahiri, zyrtar për media, nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet pse KK-ja deri tashti nuk ka mbajtur asnjë seancë. Ai ka bërë të ditur se Prishtina do të mbajë seancën e KK-së gjatë muajit mars.

Por, Komuna e Prishtinës edhe vjet ka pasur probleme në mbajtjen e seancave. Gjatë gjithë 2016-s, ajo ka mbajtur nëntë sosh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme