Arbëri

1.741 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Prishtina është komuna e parë në nivel vendi për nga numri i rasteve aktive me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Prishtina ka 1.741 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 773 raste, Gjilani 739, Gjakova 627, Peja 574, Podujeva 407, Mitrovica 405, Fushë-Kosova 402, e të tjera.

MSH-ja ka njoftuar të hënën se janë regjistruar 740 raste pozitive me koronavirus, derisa kanë humbur jetën 2 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 pacientë.