Arbëri

Prishtina prin në rastet aktive me COVID-19

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës po vazhdon të prijë sa i përket numrit të rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, me gjithsej 266 sosh.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 271 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë të premten, 56 janë vetëm në Prishtinë.

Ferizaj është komuna e dytë me më së shumti raste aktive, me gjithsej 134 ndërkaq Gjilani e treta, me 131.